Shtatë bomba godasin bazën ushtarake Irakiane që strehon forcat amerikane

Bota

Shtatë bomba godasin bazën ushtarake Irakiane që strehon forcat amerikane

Më: 12 janar 2020 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Shtatë bomba ranë brenda bazës ajrore Balad të Irakut, e cila strehon forcat amerikane.

Katër ushtarë irakianë u plagosën nga ky sulm, thanë dy burime ushtarake për Reuters.

Nuk dihet se sa trupa amerikane janë stacionuar atje aktualisht.

Siç njofton Reuters, burimet ushtarake thanë që bombat ranë në një pistë brenda bazës, e cila ndodhet afërsisht 80 kilometra në veri të Bagdadit.

Forcat iraniane kanë qëlluar tashmë një seri raketash në dy bazat ajrore amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani pranë aeroportit të Bagdadit javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat