Njëmbëdhjetë ushtarë amerikanë u plagosën në sulmet e Iranit - Bota Sot
Njëmbëdhjetë ushtarë amerikanë u plagosën në sulmet e Iranit

Bota

Njëmbëdhjetë ushtarë amerikanë u plagosën në sulmet e Iranit

Më: 17 janar 2020 Në ora: 10:11
Sulmet e Iranit kundër forcave amerikane në Irak.

Ushtria amerikane tha se 11 pjesëtarë të saj janë plagosur nga sulmet e Iranit në një bazë të saj në Irak, edhe pse presidenti i Shteteve të Bashkuara ka thënë më herët se asnjë amerikan "nuk është dëmtuar" në incident.

"Asnjë shërbyes amerikan nuk është vrarë më 8 janar, por disa prej tyre kanë pësuar goditje në kokë", tha zëdhënësi i Komandës Qendrore amerikane, Bill Urban.

Ai shtoi se ushtarët e plagosur janë dërguar për trajtim në Gjermani dhe Kuvajt dhe se do të kthehen në detyrë kur të vlerësohet se është e përshtatshme.

Rreth 1,500 ushtarë amerikanë kanë qenë në bazën Al-Assad në kohën kur është sulmuar.

Shumica e tyre kanë hyrë në bunkerë pasi janë njoftuar për raketat që janë hedhur.

Irani ka sulmuar dy baza të ushtrisë amerikane në Irak pasi një komandant i tij ushtarak është vrarë nga SHBA-ja më 3 janar.

Në adresimin e 8 janarit, Trump ka thënë se "asnjë amerikan ose irakian" nuk është vrarë në sulmet e Iranit dhe se dy bazat e sulmuara kanë pësuar "dëme minimale".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat