Droni spiun i NATO-s mund të qëndrojë në ajër për 30 orë

Bota

Droni spiun i NATO-s mund të qëndrojë në ajër për 30 orë

Më: 18 janar 2020 Në ora: 13:44
Droni

Gobal Hawks është droni i ri spiun që e ka pranuar NATO, me të cilin do të bëjë kërkime të ndryshme nga lartësia.

Ky dron do të ndihmojnë njësitet në terren, të identifikojnë kërcënimet e mundshme për shtetet anëtare të kësaj aleance ushtarake – me një dron të vetëm, në gjendje të vëzhgojë një territor me madhësinë e Polonisë.

Me këtë fluturake pa pilot, që qëndron në një bazë në Sicili, mund të përshkohet gjysma e botës, derisa mund të fluturojë për 30 orë me vetëm një mbushje karburanti.

Duke mbikëqyrur zonat e ndjeshme, droni mund të të fluturoi në një shtrirje mbi 16 mijë kilometra, ndërsa deri në 18 kilometra është lartësia që mund të arrijë.

Nëpërmjet radarëve dhe sensorëve të avancuar, droni merr imazhe të ndryshme, të cilat i dërgon më pas te bazat e njësiteve të specializuara, që i shqyrtojnë për ndonjë rrezik të mundshëm.

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se nëpërmjet këtyre dronëve, do të bëhen kërkime shumë më të shpejta si dhe parandalimet e avancimeve të aktiviteteve që nuk janë të dobishme.

Sipas tij, nëse do të ishte ky dron në vitin 2014, nuk do të ndodhte aneksimi i Krimesë nga ushtria ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat