Virusi përhapet edhe para se të shfaqen simptomat

Bota

Virusi përhapet edhe para se të shfaqen simptomat

Më: 26 janar 2020 Në ora: 14:53
Ilustrim

Koronavirusi, me të cilin janë infektuar gati dy mijë persona në pjesë të ndryshme të botës, është ngjitës gjatë periudhës së inkubacionit dhe para se të shfaqen simptomat e para, duke e bërë më të vështirë kontrollimin e tij, thanë zyrtarët kinezë.

Deri më tash, 56 persona kanë vdekur nga virusi i rrezikshëm. Ministri kinez i shëndetësisë, Ma Xiaowei, tha para gazetarëve se duket që aftësia e virusit për t’u përhapur është duke u forcuar.

Te njerëzit, periudha e inkubacionit – gjatë së cilës një person është i infektuar, por nuk ka simptoma, sillet nga 1 deri në 14 ditë, siç thonë zyrtarët kinezë.

Pa u shfaqur simptomat, njerëzit mund të mos e dinë se janë të infektuar, por mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët, shkruan “BBC”

Ndryshe nga ky virus, personat e infektuar me Ebola dhe Sars mund t’i infektonin të tjerët vetëm pas shfaqjes së simptomave.

Kështu, parandalimi i përhapjes së viruseve që kalojnë nga një njeri te të tjerët ende pa u shfaqur simptomat parashihet të jetë punë shumë e vështirë për autoritetet kineze.

Virusi i ri shkakton infektim të rëndë në organet e frymëmarrjes. Simptomat fillojnë me temperaturë, më pas me kollë të thatë dhe shkurtim të frymëmarrjes.

Ky virus tashmë është përhapur edhe në shtetet që ndodhen afër Kinës, përfshirë Japoninë, Tajlandën e Korenë Jugore, por ka shkuar edhe përtej Azisë, duke arritur në Shtetet e Bashkuara dhe në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat