Falimenton kompania e fluturimeve, Atlas

Bota

Falimenton kompania e fluturimeve, Atlas

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 18:36
AtlasAtlas

Kompania turke, Atlas Global ka nënshkruar dokumentet për falimentim, pasi “ka dështuar të vazhdojë veprimtarinë”, ka njoftuar Autoriteti i Aviacionit Civil në këtë shtet.

Kjo kompani ka ndalur të gjitha fluturimet, ka thënë Autoriteti, pa dhënë detaje tjera.

Kompania Atlas nuk ka komentuar ende falimentimin.

Ajo është përballur me vështirësi financiare dhe ka pezulluar të gjitha fluturimet në nëntor të vitit të kaluar.

Disa prej tyre ishin realizuar pas 21 dhjetorit.

Këtë javë, mediat turke kanë raportuar se falimentimi ka ndodhur menjëherë, duke cituar shpenzimet e mëdha pas bartjes së fluturimeve në Aeroportin e Stambollit.

Atlas Global ka realizuar një varg fluturimesh të brendshme dhe ndërkombëtare, duke përfshirë ato në Gjermani, Rusi, Kazakistan dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas faqes së kompanisë, ajo ka pasur 25 aeroplanë për pasagjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat