“Miqtë e mi menduan se kisha vdekur”, 23-vjeçarja flet pas sulmit të tmerrshëm brenda një klubi nate - Bota Sot
“Miqtë e mi menduan se kisha vdekur”, 23-vjeçarja flet pas sulmit të tmerrshëm brenda një klubi nate

Bota

“Miqtë e mi menduan se kisha vdekur”, 23-vjeçarja flet pas sulmit të tmerrshëm brenda një klubi nate

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 06:11
Cheyenne Mottishaw,

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 21 prillit të vitit që lamë pas dhe fatmirësisht Cheyenne është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo kishte frikë të dilte natën dhe nuk ishte në gjendje të punonte me muaj.

Madje iu desh të ushqehej duke përdorur një shiringë pas operacionit në fytyrë.

Cheyenne Mottishaw, 23 vjeç, së fundmi e ka marrë veten dhe ka rrëfyer atë ngjarje të tmerrshme për të.

Ajo ishte së bashku me miqtë e saj jashtë një klubit nate në Sheffield, ku u përball me sulmin e një burri ende të paidentifikuar që e goditi në fytyrë më një shishe të madhe vere.

Burri në fjalë po nxirrej jashtë nga rojet e sigurisë, ndërsa në përleshje e sipër ai ka qëlluar me shishen e verës mbi 23-vjeçaren duke e lënë pa ndjenja në tokë dhe me fraktura të shumta që iu deshën muaj të rikuperoheshin.

“E gjitha që mund të kujtoj është se më futën në një taksi dhe pastaj të zgjohesha në spital,” tha ajo.

“Unë isha në dysheme dhe nuk u përgjigja. Shokët e mi më thanë që menduan se unë kisha vdekur. Dhimbja ishte e tmerrshme. Nuk mund ta mbyllja gojën dhe nuk haja me ditë”, theksoi vajza.

Ndërkohë edhe pse kanë kaluar disa muaj, autori i  ngjarjes nuk është arrestuar ende.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat