Alivanoset nga dehidratimi, vajza dy vjeçe ia hapi telefonin me gishtin e saj dhe e telefonoi gjyshen për ndihmë - Bota Sot
Alivanoset nga dehidratimi, vajza dy vjeçe ia hapi telefonin me gishtin e saj dhe e telefonoi gjyshen për ndihmë

Bota

Alivanoset nga dehidratimi, vajza dy vjeçe ia hapi telefonin me gishtin e saj dhe e telefonoi gjyshen për ndihmë

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 13:38
Samantha Mizen

Me shumë zgjuarsi dhe qetësi, dyvjeçarja nga Dorset e Anglisë, ia ka shpëtuar jetën nënës së saj, e cila u alivanos nga dehidrimi dhe u rrëzua në dyshemenë e shtëpisë.

Samantha Mizen ishte vetëm me tre fëmijët e saj, që janë katër, dy dhe një vjeç, kur humbi kontrollin dhe mbeti pa ndjenja.

Mirëpo, e bija saj Sophia, nuk e la me kaq, ajo e hapi telefonin me gishtin e nënës dhe më pas e telefonoi gjyshen, e cila kërkoi intervenimin e ndihmës së shpejtë.

Kjo ngjarje, është shpjeguar në një emision të mëngjesit, ku vogëlushja ka treguar sërish, se si shfrytëzoi gishtin e nënës që ta hapë telefonin dhe të kërkoi ndihmë.

Shikuesit kanë kërkuar që kjo praktikë, t’ju mësohet edhe fëmijëve të vegjël, në mënyrë që t’ju dalin në ndihmë prindërve dhe të afërmve, nëse iu ndodhë ndonjë e papritur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat