Turqia neutralizon katër militantë kurdë në Irak

Bota

Turqia neutralizon katër militantë kurdë në Irak

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi të martën se forcat e sigurisë i kanë neutralizuar katër militantë kurdë në pjesën veriore të Irakut.

Kjo ministri tha përmes një postimi në Twitter se militantët ishin duke planifikuar sulme kundër Turqisë dhe u neutralizuan përmes përkrahjes ajrore në rajonet Hakurk dhe Avasin.

Autoritetet turke e përdorin fjalën “neutralizim” kur personat dorëzohen, arrestohen ose vriten, shkruan agjencia “Anadolu”.

Militantët kurdë shpesh e përdorin territorin verior të Irakut për të kryer sulme përtej kufirit, brenda territorit të Turqisë.

Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e cilësojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit si organizatë terroriste.

Për më shumë se 30 vjet, kurdët janë përleshur me forcat turke duke e kërkuar pavarësinë nga Turqia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat