Një prej senatorëve brazilianë, Cid Gomes mbeti i plagosur gjatë një proteste ditën e sotme (20 shkurt) në qytetin e Sobral.
Gomes, 56 vjeç, po drejtonte një fadromë drejt një gardhi e cila pengonte protestuesit.
Vetëm pak minuta me pas dëgjohen krisma armësh drejt senatorit. Ai u godit me dy plumba në trup dhe u dërgua menjëherë në spital. Tashmë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I gjithë momenti kur protestuesit qëlluan drejt senatorit është regjistruar në kamera dhe është publikuar në rrjete sociale.
Autoritetet shprehen se nuk e kanë identifikuar atentatorin.
Prej disa muajsh oficerë ushtarakë të qytetit të Sobral në Brazil kanë dalë në protestë ku kërkojnë rritjen e pagave të tyre.
Madje ata hynë dhe brenda një rajoni policie për të penguar punën e tyre dhe për t'i nxitur ata që t;iu bashkohen protestave.
Senatori Gomes vendosi që të organizojë një kundër protestë në mënyrë që t'i paralajmërojë oficerët ushtarakë të largohen nga rrugët.