Foshnja 17-ditëshe shërohet nga koronavirusi pa marrë ndonjë medikament

Bota

Foshnja 17-ditëshe shërohet nga koronavirusi pa marrë ndonjë medikament

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 17:20
Foto ilustrim

Një foshnjë 17-ditëshe ka marrë veten nga koronavirusi pasi ka lindur në Wuhan.

I porsalinduri është pacienti më i ri që është shëruar nga virusi në Kinë deri më tani, raportojnë media shtetërore.

Ajo u largua nga spitali të premten pasi u vetë-shërua, pa ndihmën e ilaçeve.

Foshnja u transferua në Spitalin e Fëmijëve në Wuhan në të njëjtën ditë kur lindi, sipas People Daily. Ajo u zbulua se kishte virusin menjëherë pas kësaj.

Vajza, e njohur si Xiao Xiao, kishte një infeksion në sistemin e saj të frymëmarrjes dhe dëmtim të vogël të miokardit, tha Dr Zeng Lingkong, drejtor i Departamentit të Neonatologjisë në spital.

Për shkak se simptomat e vajzës nuk ishin të dukshme, mjekët vendosën të mos i jepnin ilaçet e saja me antibiotikë dhe e lanë të mposhtte vetë sëmundjen.

Ajo u lejua të kthehej në shtëpi të premten pasdite, pasi mori rezultate negative në tre teste të njëpasnjëshme të koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat