Gazetarit i dalin figurat në fytyrë gjatë raportimit të drejtpërdrejtë

Bota

Gazetarit i dalin figurat në fytyrë gjatë raportimit të drejtpërdrejtë

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 11:43
Justin Hinton

Reporterit të televizionit CNN, Justin Hinton, i kanë dalë gabimisht disa figura të ndryshme në fytyrë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Ngjarja qesharake ndodhi përderisa ai ishte duke raportuar për motin afër një rruge.

Ai nuk e kuptonte se si është duke u dukur në ekran derisa i pa komentet e shikuesve.

Gazetari ishte duke folur rreth një stuhie të borës në Karolinën Veriore përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në Facebook.

Ai e kishte aktivizuar aksidentalisht opsionin e vendosjes së figurave të ndryshme në fytyrë dhe tek më vonë mori vesh për gabimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat