Infektimet me koronavirus kanë nisur të shfaqin shenja pakësimi por megjithatë shifrat mbesin tmerruese ndërkohë që as tensionet politike dhe kriza ekonomike nuk mungojnë.
Kina, vendi ku nisi përhapja e infektimeve me koronavirus ka dalë fare prej top-10shes së shteteve me më së shumti vdekje sipas Worldometers, duke u renditur e 11-a, madje edhe pas Holandës.
Ky vend gjigant me 1,5 miliard banorë ka vetëm 4 mijë e 600 të vdekur deri tash, megjithëse lufta e saj me virusin është më e gjatë se e cilit prej vendeve tjera në botë.
Vendi me bindshëm më së shumti vdekje është ShBA-ja që ka hiç më pak se 69 mijë e 974 sosh, e pasuar nga Italia me 29 mijë e 79 dhe Mbretëria e Bashkuar me 28 mijë e 734.
Vendet e tjera në top-10 janë edhe Franca, Belgjika, Brazili, Gjermania, Irani dhe Holanda.
Në mbarë botën deri tash janë regjistruar 253 mijë e 241 vdekje nga pandemia e Covid-19.