Ambasadori i Bashkimit Evropian kërkoi armëpushim në Libi gjatë festës së Bajramit - Bota Sot
Ambasadori i Bashkimit Evropian kërkoi armëpushim në Libi gjatë festës së Bajramit

Bota

Ambasadori i Bashkimit Evropian kërkoi armëpushim në Libi gjatë festës së Bajramit

Më: 24 maj 2020 Në ora: 15:18
Foto Ilustrim

Ushtrisë libiane dhe udhëheqësve të milicisë Haftar, iu është kërkuar nga një ambasador i Bashkimit Evropian, që ‘të lejojnë që kjo festë të festohen në paqe dhe mëshirë’.

Alan Bugeja kërkoi që gjatë festës së Fiter Bajramit, që shënon fundin e agjërimit të Ramazanit, të ketë armëpushim nga të dy palët në konflikt në Libi, ndërsa festa të festohet në paqe dhe mëshirë, që është baza e fesë myslimane.

“Festimi i këtij viti i Fitër Bajramit, është shumë i vështirë për libianët, të cilët përveç që vuajnë nga pandemia e coronavirusit, ende vazhdojnë të rrezikohen nga lufta që ka shkaktuar vdekje, shkatërrim dhe zhvendosje. Tani është koha për të dëgjuar thirrjet e vazhdueshme, për t’i dhënë fund konflikteve dhe t’i kthehen dialogut”, ka thënë Bugeja.

Qeveria e Libisë, e cila ishte nën sulm nga forcat e Haftar që nga prilli i vitit të kaluar, nisi Operacionin Stuhia e Paqes më 26 mars, për të kundërshtuar sulmet ndaj kryeqytetit Tripoli. Në fillim të këtij muaji, ushtria rimori bazën ajrore Al-Watiya pas rreth gjashtë vitesh nën forcat puqiste.

Pas rrëzimit të sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi më 2011, qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat