Tregohet përkushtim për largimin e trupave amerikane nga Iraku

Bota

Tregohet përkushtim për largimin e trupave amerikane nga Iraku

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 11:19
Trupat amerikane para flamujve të SHBA-së dhe Irakut.

Shtetet e Bashkuara janë zotuar për të vazhduar tërheqjen e trupave ushtarake nga Iraku, kanë thënë të dyja këto shtete përmes një deklarate të përbashkët më 11 qershor.

Ky zotim ka ardhur pasi të dyja vendet kanë zhvilluar dialog strategjik dhe pasi ligjvënësit irakianë patën kërkuar tërheqjen e këtyre trupave, pas një sulmi amerikan me dron, që pati rezultuar me vrasjen e një gjenerali të lartë iranian, në muajin janar.

Në deklaratën e përbashkët është thënë se largimi do të ndodhë “pas përparimit të arritur kundër eliminimit të kërcënimit nga (Shteti Islamik).

Aty nuk janë dhënë detaje për kohën dhe planin e largimit, duke u theksuar vetëm se ky proces do të ndodhë në “muajt e ardhshëm”.

Sa i përket statusit të forcave që mbesin atje, në deklaratë është thënë se SHBA-ja dhe Iraku do të diskutojnë këtë pyetje “teksa të dyja shtetet kthejnë fokusin e tyre në ndërtimin e marrëdhënieve të sigurisë, të bazuara në interes të përbashkët”.

Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë theksuar se nuk synojnë në kenë prezencë të përhershme ushtarake në Irak.

Qeveria irakiane në anën tjetër ka thënë se është e përkushtuar për të mbrojtur personelin ushtarak, që është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër militantëve të Shtetit Islamik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat