​Kina kërcënon me kundërmasa për shkak të propozimit të Trump për sanksione

Bota

​Kina kërcënon me kundërmasa për shkak të propozimit të Trump për sanksione

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 11:10
Ilustrim

Pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi një projektligj që kërkonte sanksione kundër Kinës për shtypjen e pakicës ujgure, e cila është e besimit islam, Kina kërcënoi Shtetet e Bashkuara me kundërmasa, duke kërkuar që Uashingtoni të ndalonte ndërhyrjen në punët e saj të brendshme.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës deklaroi se Shtetet e Bashkuara duhet të mbajnë të gjitha pasojat e përgjigjes nga Pekini, dhe i bëri thirrje Uashingtonit të ndalojë rrezikimin e interesave të Kinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat