23 persona vdesin brenda një trageti pas përplasjes me anijen tjetër - Bota Sot
23 persona vdesin brenda një trageti pas përplasjes me anijen tjetër

Bota

23 persona vdesin brenda një trageti pas përplasjes me anijen tjetër

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 13:19

23 persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë humbën pasi një traget u përplas me një anije tjetër, në Bangladesh, sipas zyrtarëve të shpëtimit.

 

“Ne kemi zbuluar deri tani 23 trupa nga trageti i mbytur,” i tha AFP zyrtari i zjarrfikësve Enayet Hossain.

“Kishte 50 vetë në bord … Zhytësit tanë të shpëtimit janë ende në kërkim,” tha zyrtari.

Disa dëshmitarë u thanë stacioneve televizive lokale se barka mbante më shumë se 50 vetë, me shumë të mbërthyer në kabina.

Aksidentet e trageteve janë të zakonshme në Bangladesh për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë në kantierët e shumtë të vendit.

Anijet janë shpesh të mbipopulluara dhe fundosen në mot të keq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat