Nuk i “pëlqejnë lëvizjet e saj provokative”, pakistanezi e godet me shqelm në gjoks valltaren

Bota

Nuk i “pëlqejnë lëvizjet e saj provokative”, pakistanezi e godet me shqelm në gjoks valltaren

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 15:01
Foto

Një grua është goditur brutalisht me shqelm në gjoks nga një burrë, derisa ajo po vallëzonte në një ngjarje në Pakistan.

Videoja shokuese shfaq sulmin ku shihet gruaja sesi goditet në gjoks nga një burrë i cili me sa duket nuk pajtohej me mënyrën sesi po vallëzonte ajo, duke aluduar në lëvizje provokuese.

Videoja është shpërndarë në masë të madhe, ku pjesëmarrësit në ngjarje mbetën të shokuar me veprimin e burrit. Sipas mediave pakistaneze, burri është munduar të arsyetoj veprimin e tij.

“Nuk është e lejuar që një femër të vallëzoj para të tjerëve, është turpëruese”, ka deklaruar ai.

Megjithatë nuk dihet nëse ky burrë do të përballet me drejtësinë për këtë sulm. 
 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat