Shtohen rastet e reja me Koronavirus në Australi, Melburni drejt mbylljes

Bota

Shtohen rastet e reja me Koronavirus në Australi, Melburni drejt mbylljes

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Australia e merr seriozisht të aplikojë një mbyllje tjetër të pjesshme të vendit si pasojë e përhapjes së shpejt të rasteve me Covid19.

Rajonet e Melbourne që kanë afërsisht 300 000-mijë banorë  mund të ri mbyllen nga qeveria australiane pas raportimit nga autoritetet shëndetësore të shtimit me raste të reja.

Gjatë dy ditëve të fundit  janë raportuar mbi  140 raste në këtë rajon, vetëm ditën e djeshme janë kryer mbi 20 mijë tampona për të bërë të mundur lokalizimin e përhapjes së virusit.

Australia deri tani, nga fillimi  i pandemisë, ka 7 920 raste të raportuar me Covid 19,104 të vdekur dhe 400 të infektuar që janë aktive.

Australia ndryshe nga shumë vende në botë ka mundur ta kontrollojë përhapje e virusit dhe të shmangi ndonjë kolaps të mundshëm të sistemit shëndetësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat