Kim Jong-Un “lavdërohet” për luftën kundër coronavirusit: Në detaje e kemi planifikuar parandalimin e përhapjes së virusit

Bota

Kim Jong-Un “lavdërohet” për luftën kundër coronavirusit: Në detaje e kemi planifikuar parandalimin e përhapjes së virusit

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 15:23
Kim Jong-un

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, ka përshëndetur “suksesin” në luftën kundër coronavirusit, por ka paralajmëruar se nuk duhet zbutur “para kohe” masat mbrojtëse, duke aluduar se ky vend nuk do të hap kufijtë në një të ardhme të afërt.

Këto komente Kim i bërë gjatë takimit me anëtarët e partisë së tij, ku Koreja e Veriut qysh gjashtë muaj më parë pati mbyllur kufijtë e saj dhe kishte aplikuar masat e karantinimit si preventivë kundër COVID-19.

“Në detaje kemi planifikuar parandalimin e përhapjes së coronavirusit, duke arritur të ruajmë situatën epidemiologjike pavarësisht krizës globale sanitare”, ka deklaruar Kim.

Sipas tij, është arritur “sukses” falë planifikimit të Komitetit Qendror të Partisë dhe shpirtit luftarak, duke mos harruar për asnjë moment vullnetarët.

Kujtojmë që ky vend nuk ka raportuar as edhe një rast të infeksionit me COVID-19, por shumë ekspertë dyshojnë në këtë duke mos besuar se askush nuk është infektuar, duke marrë parasysh faktin se fqinji i saj Kina është ajo që e ngriti në këmbë botën me pandeminë e coronavirusit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat