Imazhet satelitore tregojnë eksplodime masive në impiantin nuklear: Kush po e sulmon Iranin?

Bota

Imazhet satelitore tregojnë eksplodime masive në impiantin nuklear: Kush po e sulmon Iranin?

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 19:10
Imazhet

Imazhet e reja të sapopublikuara satelitore tregojnë që incidenti në njërin prej impianteve kryesore nukleare të Iranit kishte shkaktuar dëme shumë më të mëdha se që kishin zbuluar autoritetet, duke intensifikuar dyshimet kështu që se mund të ketë pasur ndonjë sulm mbi të.

Një fotografi satelitore e publikuar në një agjenci lajmesh iraniane me bazë në londër tregon se shumica e ndërtesës ishte shkatërruar nga incidenti i të enjtes në mëngjes, duke lënë të kuptohet se kishte pasur eksplodim të madh.

Autoritetet iraniane kanë thënë që kishte shpërthyer një zjarr në impiantin e Natanzit për pasurimin e uraniumit në provincën Isfahan, por analistët amerikanë dhe evropianë thanë që dukej një vend ku centrifugat e avancuara – pajisje që rrotullohen me shpejtësi ekstreme për ta kthyer uraniumin në lëndë nukleare – po zhvilloheshin, shkruan The Guardian.

Incidenti në Natanz u pasua nga dy aksidente të tjera industriale gjatë ditës së sotme, me zjarre dhe eksplozione në vende të tjera – duke rritur kështu spekulimet se Irani po shënjestrohej nga një fushatë sabotazhi e organizuar dhe e sponzorizuar nga shteti.

Zyrtarët qeveritarë të Izraelit folën për herë të parë të dielen për këto thashetheme.

As ministri i jashtëm Gabi Ashkenazi, e as ai i mbrojtjes, Benny Gantz, nuk pranuan që Izraeli kishte rol në këtë çështje.

“Jo çdo incident që ndodh në Iran është domosdo i lidhur me ne (Izraelin),” tha Gantz për Radio Izraelin sot në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat