Shpërthen kamioni me naftë, ngelin të vdekur 7 persona dhe 40 të plagosur

Bota

Shpërthen kamioni me naftë, ngelin të vdekur 7 persona dhe 40 të plagosur

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 08:30
Foto Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në veri të Kolumbisë pranë qytetit Pueb Viejo, ku një kamion që transportonte naftë ka shpërthyer. 7 persona kanë vdekur deri tani dhe 40 të tjerë janë plagosur.

Në momentin kur një grup njerëzish që po tentonin të hiqnin naftën, kamioni shpërtheu në flakë. Të gjithë të lënduarit u dërguan në spital, ku disa prej tyre kanë marrë diegie të forta, duke bërë që të rritet edhe më shumë bilanci i të vdekurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat