OBSH: Thyhet rekordi i ri botëror i rasteve me coronavirus brenda një dite

Bota

OBSH: Thyhet rekordi i ri botëror i rasteve me coronavirus brenda një dite

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 22:25

Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi se ka rritje rekorde të numrin të rasteve me COVID-19 pasi që 284,196 raste të reja ishin regjistruar në 24 orët e kaluara.

Rritja më e madhe u regjistrua në Shtetet e Bashkuara, Brazil, Indi dhe Afrikën e Jugut, thuhet në raport, raportoi Reuters.

Rekordi i mëparshëm në numrin e rasteve të reja u vendos më 18 korrik, kur arriti në 259.848.

Numri i vdekjeve u rrit me 9.753, që është numri më i lartë i vdekjeve në një ditë pas 30 Prillit, kur u regjistruan 9.797 vdekje.

Gjatë muajit korrik, numri mesatar i vdekjeve ishte rreth 5000, ndërsa në qershor numri ishte rreth 4600.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat