Shkon afër 26 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën

Bota

Shkon afër 26 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Ka shkuar afër 26 milionë numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën.

Saktësisht, në mbarë globin janë infektuar me Covid-19, 25 905 665 individë.

Ndërsa, kanë ndërruar jetë për shkak të virusit në botë, 861 275 persona.

Të shëruarit nga Covid-19 në gjithë globin, kanë shkuar në 18 197 082 njerëz.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shteti me më shumë të infektuar në botë, me mbi 6.2 milionë të tillë.

Brazili vjen më pas me mbi 3.9 milionë njerëz të infektuar me Covid-19 deri tani.

Më pas më shumë të infektuar me koronavirus ka India, Rusia, Peruja, Afrika e Jugut, Kolumbia, Meksika etj.

Fillimisht, më shumë të infektuar me koronavirus kishte në shtetet perëndimore, ndërsa tashmë rastet janë shpërndarë së shumti edhe në vende të mëdha e të varfra të globit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat