Irani shënon rekord të ri të rasteve ditore të koronavirusit

Bota

Irani shënon rekord të ri të rasteve ditore të koronavirusit

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:42
Foto Ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara, Irani i regjistroi 3,712 raste të reja të koronavirusit, që është shifra më e lartë që nga shkurti.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pas rasteve të reja, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga Covid-19 në Republikën Islamike ka shkuar në 429,197.

Qeveria iraniane për herë të parë kishte njoftuar për dy rastet e para të koronavirusit dhe vdekjes nga Covid-19 më 19 shkurt, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, zëdhënësja Sima Sadat Lari i tha televizionit shtetëror se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 178 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 24,646.

Këto shifra e bëjnë Iranin vendin më të prekur nga pandemia Covid-19 në Lindjen e Mesme dhe një ndër vendet më të prekura në tërë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat