Pasojat e izolimit/ Ekspertët britanikë paralajmërojnë: Mund të vdesin 75.000 vetë

Bota

Pasojat e izolimit/ Ekspertët britanikë paralajmërojnë: Mund të vdesin 75.000 vetë

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Qeveritë po marrin masa të forta kundër koronavirusit, por eskpertët britanikë të shëndetësisë paralajmërojnë edhe për pasojat e karantinës.

Në një raport prej 188 faqesh, ata paralajmërojnë se brenda pesë viteve, 75.000 vetë mund të vdesin prej masave të izolimit. Duke sqaruar në mënyrë më të detajuar, theksohet sesi 16.000 persona humbën jetën vetëm në muajt mars dhe prill për shkak të kaosit në spitale dhe në azilet e të moshuarve.

Nga ana tjetër merret në konsidertarë fakti që nga frika e koronavirusit, njerëzit edhe kur kanë probleme të tjera shëndetësore, nuk shkojnë të vizitohen. Keshtu 26.000 persona sipas përllogaritjeve, mund të vdesin vetem për këtë arsye. Gati 32 mijë të tjerë mund të ndërrojnë jetë brenda pesë vitesh për shkak të mosdiagnostikimit të kancerit, për shkak të ndërhyrjeve të anulluara kirurgjikal për këtë sëmundje si dhe pasojat që mund të ketë një recesion mbi shëndetin.

Raporti u paraqit një ditë pasi mjeku kryesor patolog në Britani, Dr John Lee paralajmëroi se ekziston rreziku “që ta bëjmë kurën më të dëmshme sesa sëmundjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat