Pompeo thirri Stoltenbergun: "NATO duhet të jetë unike"

Bota

Pompeo thirri Stoltenbergun: "NATO duhet të jetë unike"

Nga: Fatmir Beka Më: 27 shtator 2020 Në ora: 21:38
Ilustrim

Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo bisedoi me sekretarin gjeneral të NATO-së Jens Stoltenberg për tensionet ndërmjet Greqisë dhe Turqisë në Mesdheun lindor, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Pompeo, që sonte arrin në vizitë zyrtare në Greqi, ka shkruar në rrjetin social Tviter se me Stoletenberg ka biseduar për “ qetësimin e situatës në në Mesdheun lindor” dhe përsëri ka nënvizuar rëndësinë që “NATO të jetë unik”.

Raportet e përhershme të tensionuara mes Greqisë edhe Turqisë dy vende anëtare të NATO-së janë shtrënguar  këtë vit për shkak të kontesteve afatgjata mes tyre lidhur me kufijtë detar dhe të drejtën për hulumtimin e burimeve të naftës edhe gazit në pjesën lindore të detit Mesdhe.

Greqia në këtë kontest ka mbështetjen e madhe nga Franca.

Pompeo duhet të arrij në Greqi në kuadër të turneut pesëditor nëpër Evropë ku do vizitoj Vatikanin, Italinë dhe Kroacinë.

Departamenti i Shtetit ka kumtuar se Pompeo do të takohet me kryeministrin grek Kirijakos Micotakis dhe ministrin e jashtëm Nikolaos Dendijas për të nxitur përkushtimin e dy vendeve për forcimin e sigurisë dhe prosperitetit në Mesdheun lindor dhe potencoi raportin më të mirë mes Uashingtonit edhe Athinës pas shumë dekadave.

Pompeo në Greqi do qëndroj deri të mërkurën kur fluturon për Romë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat