Spërkat policët britanikë me benzinë, protestuesit bërtasin “vërjani flakën”

Bota

Spërkat policët britanikë me benzinë, protestuesit bërtasin “vërjani flakën”

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 12:34
foto nga vendi ngjarjes

Policia britanike ka zbuluar se si turma e protestuesve bërtisnin “vërjani flakën”, derisa një burrë u ishte afruar nga pas dhe i kishte spërkatur me benzinë.

Pamjet e filmuara nga helikopteri i policisë, shfaq burrin duke vrapuar në drejtim të një grupi të policëve të cilët i spërkat me benzinë.

E sikur të kjo të mos mjaftonte, turma e protestuesve dëgjoheshin duke bërtitur “vërjani flakën, a ka dikush shkrepës”.

Ngjarja ka ndodhur në Essex të Anglisë në maj të vitit të kaluar, e pamjet janë publikuar si pjesë e një dokumentari të ri që është transmetuar në BBC. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat