Arkeologët zbulojnë një masakër të Epokës së Hekurit

Bota

Arkeologët zbulojnë një masakër të Epokës së Hekurit

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 11:01
foto nga vendi ngjarjes

Arkeologët kanë zbuluar prova të një masakre të Epokës së Hekurit, të ngrirë për mijëra vjet në një varrë.

E zbuluar në vitin 1935 dhe e gërmuar për herë të parë më 1973, qyteti antik bask i La Hoyas në Spanjë u shkatërrua pas një sulmi të dhunshëm midis viteve 350 dhe 200, para Lindjes së Krishtit.

Duke shpresuar të mësojnë më shumë rreth sulmit, studiuesit nga Universiteti i Oksfordit dhe një ekip arkeologësh nga Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja, studiuan 13 skelete tashmë të gjetura në atë vend, në analizën e parë të detajuar të mbetjeve njerëzore.

Burra, gra dhe fëmijë ishin midis të vdekurve. “Një mashkull pësoi dëmtime të shumta ballore, duke sugjeruar se ishte përballur me sulmuesin e tij”, tha Teresa Fernandez-Crespo, autore kryesore e hulumtimit, duke shtuar se “Një individi iu pre koka dhe ndoshta i është marrë si trofe”. Një burrë tjetër u godit me thikë pas shpine, ndërsa një burrit dhe një gruaje iu prenë krahët, tha studimi.

Por nuk ka asnjë provë, thanë studiuesit, për njerëzit që ktheheshin në qytet për t’i varrosur të vdekurit ose për t’i mbledhur gjërat e tyre. Analiza e disa skeleteve tregoi se ata ishin lënë në ndërtesa të djegura, ndërsa disa kishin mbetur aty ku kishin rënë në rrugë.

Studiuesi tha se La Hoya është e vetmja zonë Iberike e Epokës së Hekurit, shkatërrimi i së cilës mund të ishte shkaktuar nga komunitetet lokale. Gjetjet tregojnë se një luftë në shkallë të gjerë ka ndodhur tashmë në Spanjë gjatë epokës së hekurit, argumentuan ata.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat