Franca, Rusia dhe SHBA-ja i bëjnë thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë t’i ndalin luftimet

Bota

Franca, Rusia dhe SHBA-ja i bëjnë thirrje Azerbajxhanit dhe Armenisë t’i ndalin luftimet

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 15:29
Foto

Krerët e shteteve të Francës, Rusisë  dhe SHBA-së u kanë bërë thirrje forcave në Armeni dhe Azerbajxhan që t’i ndalin luftimet mes vete dhe të fillojnë bisedimet paqësore.

Këto thirrje u bënë pasi numri i të vdekurve u rrit në numrin më të madh që nga vitet 1990 rreth rajonit Nagar-Karabah- pjesë e Azerbajxhanit por e drejtuar nga banorët e saj kryesisht etnikë armenë.

“Ne bëjmë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive midis forcave përkatëse ushtarake,” thanë presidentët francezë, rusë dhe amerikanë në një deklaratë të përbashkët në cilësinë e tyre si bashkë-kryetarë të Grupit të Minsk të OSBE-së.

“Ne gjithashtu u bëjmë thirrje udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit që të angazhohen pa vonesë për të rifilluar negociatat thelbësore, me mirëbesim dhe pa parakushte, nën kujdesin e bashkë-kryetarëve të Grupit Minsk të OSBE.”

Më parë, Presidenti rus Vladimir Putin kishte diskutuar krizën me Këshillin e Sigurimit të vendit të tij, tha zëdhënësi i Kremlinit. Putini dhe Presidenti Francez Emmanuel Macron kishin diskutuar gjithashtu se si grupi Minsk i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin (OSBE), i cili ndërmjetëson në konflikt, mund të ndihmojë për t’i dhënë fund luftimeve, tha Kremlin, raporton Reuters.

Rusia ka ofruar gjithashtu të presë ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit për bisedime mbi përfundimin e luftimeve, të cilat u ndezën të dielën në një ringjallje të një konflikti dekada të vjetër mbi enklavën malore.

Dhjetëra njerëz janë raportuar të vrarë dhe qindra të plagosur që nga ajo kohë. Nagar-Karabah u shkëput nga Azerbajxhani në një luftë 1991-94 që vrau 30,000 njerëz, por nuk njihet ndërkombëtarisht si një republikë e pavarur.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Azerbajxhanit tha se granatimet armene kishin vrarë një civil në qytetin Terter ttë Azerbajxhanit të enjten në mëngjes dhe dëmtoi rëndë stacionin e trenit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë tha se forcat Azeriane ishin përpjekur të rigrupohen por ishin parandaluar ta bënin këtë.

Armenia tha se dy shtetas francezë që punonin për gazetën Le Monde të Francës ishin plagosur gjatë bombardimeve azeriane në qytetin armeni të Martuni dhe u dërguan në spital. Një burim i qeverisë armene tha se ata ishin në gjendje të rëndë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat