Bill Gates tregon se kur do t’i kthehemi normalitetit

Bota

Bill Gates tregon se kur do t’i kthehemi normalitetit

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 19:52
Bill Gates

Vendet e pasura mund të kthehen në normalitet deri në fund të vitit 2021-ës nëse vaksina anti-COVID-19 funksionon, tha të martën themeluesi i Microsoft, Bill Gates.

“Deri në fund të vitit të ardhshëm gjërat mund të kthehen shumë afër normalitetit, në rastin më të mirë të mundshëm”, tha Gates, 64 vjeç, për The Wall Street Journal.

“Ne ende nuk e dimë nëse këto vaksina do të ketë sukses”, tha Gates.

Vaksinat e zhvilluara nga Pfizer / BioNTech dhe AstraZeneca / Universiteti i Oksfordit janë dy nga kandidatët kryesorë në garën për dozën e parë që ta marrin miratimin rregullator në Perëndim për të parandaluar COVID-19.

Gates shtoi se në Shtetet e Bashkuara njerëzit duhet të mendojnë për mënyra që të reduktohet hezitimi që të merret vaksina COVID-19 sapo të është gati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat