Vaksina e Moderna-s e sigurt dhe efektive, thotë rregullatori shëndetësor në SHBA

Bota

Vaksina e Moderna-s e sigurt dhe efektive, thotë rregullatori shëndetësor në SHBA

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 17:43
Vaksina e Moderna

Vaksina e Moderna-s është e sigurt dhe 94 për qind efektive, thonë rregullatorët, derisa mund të miratohet tani për përdorim emergjent.

Sipas BBC, analiza nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), i hap rrugën vaksinës të bëhet e dyta që miratohet në SHBA.

Lajmi vjen një ditë pasi amerikanët në të gjithë vendin filluan të marrin dozat e para të vaksinës Pfizer-BioNTech.

Bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins, numri i viktimave nga coronavirusi në SHBA u rrit mbi 300 mijë.

Dokumenti me 54 faqe thoshte se nuk kishte “shqetësime specifike për sa i përket sigurisë” dhe se reagimet serioze anësore ishin të rralla.

Nëse vaksina miratohet më vonë këtë javë nga ekipi i ekspertëve, dhe nga shefi i vaksinave nga FDA, dërgesat mund të fillojnë brenda 24 orësh.

Efektet anësore më të zakonshme, përfshinin ethe, dhimbje koke; dhimbje të muskujve dhe nyjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat