Edhe personat që kanë qenë të infektuar me koronavirus duhet të vaksinohen

Bota

Edhe personat që kanë qenë të infektuar me koronavirus duhet të vaksinohen

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Njerëzit që cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19 duhet të vaksinohen kundër këtij virusi.

Këtë e ka thënë Moncef Slaui, drejtor i “Operation Warp Speed” për CNN, duke shtuar se diçka e tillë rrit sigurinë për ta, transmeton Klan Kosova.

“Ne e dimë që infeksioni nuk nxit një përgjigje të fortë imunitare dhe që ajo zbehet me kohën”, është shprehur ai.

“Është me e sigurt për të infektuarit me COVID-19 që ta marrin vaksinën”.

“Kjo ka ndodhur në testet klinike. Njerëzit që kanë marrë pjesë në prova (kanë përjetuar apo kanë qenë aktivisht) një infeksion në kohën kur kanë filluar të vaksinohen, kështu që kjo është e sigurt”.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur prej ditësh procesi i dhënies së vaksinës, ku të parët që po e marrin janë punëtorët shëndetësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat