Gjëja e “vetme e mirë e karantinimit”, në Filipine pas izolimit nga COVID-19 pritet të lindin 214 mijë foshnje

Bota

Gjëja e “vetme e mirë e karantinimit”, në Filipine pas izolimit nga COVID-19 pritet të lindin 214 mijë foshnje

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Filipine është një nga vendet që kanë pasur masat më të rrepta të izolimit si preventivë në luftën kundër COVID-19, ku ushtarët e armatosur kanë patrulluar nëpër rrugë, e vetëm një anëtar i familjes ishte lejuar të dalë nga shtëpia për të blerë artikuj të ndryshëm ushqimor.

Gjatë kësaj kohe, qindra mijëra gra kanë mbetur shtatzënë, duke bërë që ky vend të regjistroj numër të madh të shtatzënive të paplanifikuara

Vlerësohet se gjatë vitit të ardhshëm do të lindin 214 mijë foshnje nga shtatzënitë e paplanifikuara, e këto prognoza i ka zbuluar instituti i statistikave në Filipine.

Këta fëmijë do të lindin nëpër spitalet që tashmë janë stërmbushur, dhe që brenda vitit mjekët asistojnë në 1.7 milion lindje.

Kryeqyteti i këtij vendi – Manila ka 13 milionë banorë e mesatarisht çdo vit në një kilometër katror jetojnë mbi 70 mijë njerëz. Kjo gjë vërehet duke filluar nga pritja në semaforë e deri të burgjet – ku të burgosurit flenë sikur të ishin rroba të palosura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat