Xixëllonjat zhduken për shkak të humbjes së habitatit, pesticideve dhe dritës artificiale

Bota

Xixëllonjat zhduken për shkak të humbjes së habitatit, pesticideve dhe dritës artificiale

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 00:38
Foto ilustrim

Në të gjithë botën, xixëllonjat ndriçojnë natën me trupat e tyre të shndritshëm. Por shkencëtarët thonë se kjo shfaqje magjike është nën kërcënim – me humbjen e habitateve të tyre natyrore, përdorimin e pesticideve dhe dritën artificiale duke i vendosur disa nga 2,000 apo më shumë specie në rrezik zhdukjeje.

Humbja e habitatit po çon në rënien e shumë specieve të botës së egër, disa xixëllonja  vuajnë sepse u duhen kushte të caktuara mjedisore për të përfunduar ciklin e tyre të jetës, tha Sara Lewis, një profesore e biologjisë në Universitetin Tufts, e cila drejtoi hulumtimin e botuar të hënën në revistën Bioscience .

Për shembull, tha ajo, një xixëllonjë malajzian (tener Pteroptyx), e famshme për shfaqjet e saj të sinkronizuara ndezëse, ka nevojë për ‘mangrove’ dhe bimët që ato përmbajnë për tu shumuar, por nëpër Malajzi kënetat e mangrove janë shndërruar në plantacione të vajit të palmës dhe fermat e akuakulturës.

Çuditërisht, studiuesit zbuluan se përdorimi i dritës artificiale gjatë natës, diçka që është rritur në mënyrë eksponenciale gjatë shekullit të kaluar, ishte kërcënimi i dytë më serioz për krijesat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat