10 katastrofat e 2020-s

Bota

10 katastrofat e 2020-s

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 22:59
Zjarret shkaktuan rreth 60 miliardë dollarë humbje

Bota vazhdon që të paguajë një çmim shumë të lartë për ndryshimet klimatike. Qendra Christian Aid së fundmi ka realizuar një studim ku rendit 10 fenomenet më të frikshme që ndodhën përgjatë këtij viti, ku mijëra persona humbën jetën e ku dëmi ekonomik ishte edhe më i madh.

Gjashtë nga fenomenet ndodhën në Azi, me përmbytje në Kinë dhe Indi, duke shkaktuar dëme prej më shumë se 40 miliardë dollarë. Në SHBA, uraganet e njëpasnjëshme dhe zjarret shkaktuan rreth 60 miliardë dollarë humbje.

Ndërsa bota është ende duke luftuar për të kapërcyer pandeminë e koronavirusit, miliona njerëz gjithashtu u është dashur të përballen me ndikimet ekstreme të motit. Përmbytjet e mëdha në Indi shkaktuan më shumë se 2,000 vdekje dhe miliona njerëz u zhvendosën nga shtëpitë e tyre. Shkatërrimi i shtëpive dhe bizneseve, por edhe shkollave vlerësohet në 10 miliardë dollarë.

Kina pësoi një dëm edhe më të madh financiar nga përmbytjet që filluan në Qershor dhe zgjatën deri në fund të Tetorit, e ku kostoja vlerësohet të jetë rreth 32 miliardë dollarë.

Cikloni Amphan i cili goditi gjirin e Bengalit në muajin Maj solli mijëra të vdekur dhe shkatërrim të shumë shtëpive. Jo vetëm kaq, por edhe Afrika së fundmi u prek nga përhapja në masë e karkalecave, të cilët shkatërronin të korrat dhe bimësinë.

Evropa gjithashtu pa ndikime të rëndësishme kur Stuhia Ciara përfshiu Irlandën, Mbretërinë e Bashkuar dhe disa vende të tjera përgjatë Shkurtit. Kjo çoi në vdekjen e 14 personave dhe dëmet arritën shifrën e prej 2.7 miliardë dollarësh.

Ekspertët shprehen se edhe 2021 ka të ngjarë të sjellë mot ekstrem, megjithatë ekziston një farë optimizmi se liderët politikë mund të jenë në prag të ndërmarrjes së hapave që mund ta ndihmojnë botën të shmangë rritjen e mëtejshme të temperaturave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat