Organizata Meteorologjike njofton: Vrima e ozonit mbi Antarktidë është mbyllur

Bota

Organizata Meteorologjike njofton: Vrima e ozonit mbi Antarktidë është mbyllur

Më: 8 janar 2021 Në ora: 08:55
Organizata Meteorologjike njofton: Vrima e ozonit mbi Antarktidë është mbyllur

Vrima e ozonit mbi Antarktidë u mbyll në fund të Dhjetorit. Kjo u certifikua nga Organizata Botërore Meteorologjike (OMM-WMO).

Ishte "vrima me jetëgjatësi dhe një nga më të mëdhatë dhe më të thellat që kur monitorimi filloi 40 vjet më parë", thanë ata.

OMM kujtoi se që nga mesi i gushtit hapja në shtresën e ozonit është rritur me shpejtësi, duke arritur një kulm prej rreth 24.8 milion kilometra katrorë në 20 shtator dhe duke u përhapur në pjesën më të madhe të kontinentit të Antarktidës.

Kjo vrimë u shkaktua nga një vorbull polare e fortë, e qëndrueshme dhe e ftohtë dhe temperatura shumë të ftohta në stratosferë, shpjegon OMM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat