Zhdukja e aeroplanit me dhjetëra pasagjerë, zyrtarët lokalë thonë se janë gjetur rrënoja në ujërat në veri të Xhakartës në Indonezi

Bota

Zhdukja e aeroplanit me dhjetëra pasagjerë, zyrtarët lokalë thonë se janë gjetur rrënoja në ujërat në veri të Xhakartës në Indonezi

Më: 9 janar 2021 Në ora: 13:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pak më herët u raportua se një aeroplan i cili ishte nisur nga Xhakarta e Indonezisë ishte zhdukur.

Sipas mediave të huaja, një zyrtar lokal ka thënë se peshkatarët kanë gjetur ato që dukej se ishin rrënojat e një avioni në ujërat në veri të Xhakartës.

Një deklaratë e tillë vjen pak pas lajmit se aeroplani me dhjetëra pasagjerë u raportua i zhdukur pak pas nisjes nga kryeqyteti indonezian.

Avioni është një Boeing 27-vjeçar, sipas detajeve të regjistrimit të përfshira në të dhënat e përcjelljes së Flightradar24.

Ai u ngrit menjëherë pas orës 2.30 pasdite dhe humbi kontaktin shpejt më vonë, i tha një zyrtari kërkimi dhe shpëtimi televizionit lokal.

Sriwijaya Air, një kompani ajrore indoneziane, tha në një deklaratë se ende po mbledh informacione më të hollësishme në lidhje me fluturimin përpara se të bëjë një deklaratë më të plotë.

Shërbimi i gjurmimit Flightradar24 tha në Twitter se ‘Fluturimi SJ182’ humbi më shumë se 3 mijë metra lartësi, në më pak se një minutë – rreth 4 minuta pas nisjes nga Xhakarta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat