​Vaksina Novavax më pak efektive kundër llojit të Afrikës së Jugut?

Bota

​Vaksina Novavax më pak efektive kundër llojit të Afrikës së Jugut?

Më: 31 janar 2021 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Vaksina e kompanisë amerikane Novavax kundër COVID-19 është 89 për qind efektive kundër virusit korona, por nuk mbron aq mirë nga lloji i Afrikës së Jugut, raporton Science News.

Efikasiteti ka rënë në një përqindje midis 49 për qind dhe 60, shton Science News, sipas së cilës të dhënat tregojnë se njerëzit që janë prekur me COVID-19 mund të mos jenë imunë ndaj llojit të Afrikës së Jugut, i njohur si 501Y.v2 ose B.1.351, i cili është zbuluar në 30 vende.

Të dhënat erdhën në të njëjtën ditë kur zyrtarët shëndetësorë amerikanë njoftuan se dy raste të llojit të Afrikës së Jugut ishin zbuluar në Shtetet e Bashkuara.

Doli se këta ishin dy persona nga Karolina e Jugut, të cilët nuk ishin të lidhur me njëri-tjetrin në asnjë mënyrë, dhe as nuk udhëtuan jashtë vendit, kështu që nuk është e qartë se si ata morën 501Y.v2.

Novavax paraqiti të dhënat paraprake nga provat klinike nga Afrika e Jugut dhe Britania e Madhe më 29 janar dhe kërkimi nuk ka përfunduar ende dhe efektiviteti i saktë i vaksinës do të dihet në shkurt.

Vaksina Novavax merret në dy doza, me diferencë prej 21 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat