Kapiteni Tom Moore vdes me koronavirus

Bota

Kapiteni Tom Moore vdes me koronavirus

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 19:21
Tom Moore

Kapiteni Tom Moore, veterani britanik i Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 100-vjeçare.

Ai ka fituar vëmendje së fundmi për mbledhje të dhjetëra miliona dollarëve për punëtorët shëndetësorë, të cilët janë përballur me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Familja e Moore ka thënë përmes një deklarate më 2 shkurt se ai është trajtuar për pneumoni në javët e fundit pasi ka rezultuar pozitiv në koronavirus.

Ai është shtruar në spital gjatë fundjavës, pasi i është vështirësuar frymëmarrja.

Veterani i Luftës së Dytë Botërore është kthyer në hero kombëtar, pasi ka arritur të mbledhë 41 milionë dollarë duke bërë 100 xhiro në kopshtin e tij me ndihmën e një kornize për ecje në prill të vitit të kaluar, pak para se të mbushte 100 vjet.

Nderimet për të kanë vazhduar edhe pas vdekjes.

Pallati Buckingham ka thënë se Mbretëresha Elizabeta II do të dërgojë mesazh privat për familjen e veteranit tashmë të ndjerë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se Moore “ka qenë jo vetëm inspirim kombëtar, por edhe fener shprese për botën”./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat