Varrosen në Rusi ushtarët e vrarë më 1812 gjatë luftimeve të Napoleon Bonapartës

Bota

Varrosen në Rusi ushtarët e vrarë më 1812 gjatë luftimeve të Napoleon Bonapartës

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:54
Varrosen në Rusi ushtarët e vrarë më 1812

Trupat e ushtarëve rusë dhe francezë, të cilët kishin vdekur gjatë luftimeve të Napoleon Bonapartës, janë varrosur në një ceremoni të organizuar në Rusi

Bashkë me trupat e 120 ushtarëve u varrosën edhe trupat e tri grave dhe tre djemve të rinj, shkruan BBC.

Mbetjet u gjetën para dy vjetëve nga një ekip i arkeologëve francezë dhe rusë. Tërheqja e Napoleon Bonapartës nga Moska, më 1812, e shënoi fundin e pushtimit të Rusisë nga forcat e tij.

Trupat franceze në atë kohë ishin përballur me motin e ftohtë, urinë dhe sulmet guerile të forcave ruse.

Eshtrat e tyre u varrosen përsëri gjatë një moti me temperatura shumë të ulëta në një manastir në qytetin perëndimor, Vyazma.

Besohet se të gjithë këta persona ishin vrarë gjatë Betejës së Vyazmas, që kishte ndodhur në fillim të tërheqjes së Napoleonit.

Tri gratë besohet se u kishin ofruar ushqim dhe ndihmë të parë trupave, ndërsa dy djaloshat kishin shërbyer për t’u rënë veglave muzikore me goditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat