U thirr skuadra anti-bombë për një çantë të dyshimtë, por në vend të tik-takut, dëgjuan mjaullima

Bota

U thirr skuadra anti-bombë për një çantë të dyshimtë, por në vend të tik-takut, dëgjuan mjaullima

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimet emergjente arritën në vendngjarje për të kontrolluar çantën e dyshimtë, por ata gjetën një mace me 6 kotele të sapolindura.

Një skuadër anti-bombë u kërkua të hetoj një çantë të braktisur në një kishë, që dyshohet të jetë bombë, por ata gjetën një surprizë të këndshme

Oficerët u afruan të hetojnë çantën e dyshimtë, por në vend të tik-takut të bombës, ata dëgjuan mjaullima.

Image

Shërbimet emergjente u telefonuan për pakon e braktisur në një kishë në New Miami, Ohio, SHBA, të premten me 19 shkurt.

Pasi u hap çanta, ata gjetën kotelet me një letër që thoshte se nëna e tyre, e quajtur Sprinkles, i kishte lindur një ditë më parë.

Ato të gjitha u dërguan në një strehimore të kafshëve, dhe u adoptuan nga një familje që vendosi të kujdeset për to.

Image

 

Sprinkles ishte përpjekur që të mbante kotelet e veta të ngrohta dhe të ushqyera, por fatkeqësisht ajo ishin të gjitha të lagura në urinën e nënës së vetë.

Ato u pastruan me shumë kujdes kur arritën, dhe nëna Sprinkles dukej të jetë shumë e qetë dhe ndjehej sigurt në strehimore.

Strehimorja ka thënë se ata do të monitorojnë gjendjen e Sprinkles dhe koteleve të saj për dy muajt në vazhdim, në mënyrë që të sigurohen se ato nuk kanë ndonjë problem me shëndetin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat