Trump i kishte ofruar Kim Jong-un një “xhiro” me Air Force One

Bota

Trump i kishte ofruar Kim Jong-un një “xhiro” me Air Force One

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 17:17
Ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe Kim Jong-un

Ish-presidenti amerikan Donald Trump i kishte ofruar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, një “xhiro” me aeroplanin presidencial i njohur si Air Force One, derisa dyshja ishin takuar në samitin e Vietnamit.

Siç raporton BBC, kjo ndodhi pas takimit të tyre në vitin 2019 gjatë negociatave që zhvilloheshin për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Edhe pse asokohe bisedimet nuk kishin ndonjë sukses dhe epilog të qartë, Trump kishte thënë se “nganjëherë thjesht duhet të ecni” – duke u treguar zemërgjerë.

“Presidenti Trump i kishte ofruar Kim një xhiro më Air Force One”, ka deklaruar këshilltari kryesor i Trumpit për Azi pranë Këshillit për Siguri Kombëtare, Matthew Pottinger.

“Presidenti e dinte që Kim kishte arritur pas një udhëtimi disa ditorë me tren – përmes Kinës e drejt në Hanoi. I kishte thënë se mund ta dërgojë për dy orë, nëse një gjë të tillë e dëshiron”, ka shtuar Pottinger duke theksuar se një ofertë të tillë Kim e kishte refuzuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat