Vjet ishin duke falimentuar, tani do të shpëtojnë botën: Historia e pabesueshme e kompanisë së vaksinave

Bota

Vjet ishin duke falimentuar, tani do të shpëtojnë botën: Historia e pabesueshme e kompanisë së vaksinave

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 14:45
Ilustrim

Në janar të vitit të kaluar, punonjësit e Novavax ishin duke diskutuar në Maryland, sesi të shpëtonin karrierën e tyre. Ata kishin zhvilluar shumë herë vaksina për sëmundje të ndryshme dhe kishin pasur mbështetje të madhe, por sidoqoftë ato ose kishin dështuar ose ishin prodhuar shumë vonë. Situata ishte katastrofike. Kompanisë i kishin mbetur vetëm 6 muaj kohë për ta rimarrë veten.

Por, pas shpërthimit të virusit, gjithçka ndryshoi. Kompania punoi fort për prodhimin e vaksinës antiCovid. Tashmë, vaksina e miratuar nga kompania mund të jetë një nga armët më të fuqishme kundër pandemisë.

Pse dhe si? Le të shpjegojmë!

Një nga vaksinat e prodhuara kundër Covid-19 është edhe ajo Novavax. Një studim në shkallë të vogël të kryer në Angli dhe të njoftuar nga Novavax me 28 janar, tregoi se efikasiteti i vaksinës ishte me 89.3%. Novavax ka një efekt 95.6% kundër virusit origjinal, 85.6% efekt ndaj virusit të Mbretërisë së Bashkuar dhe 49% kundër virusit të Afrikës së Jugut. Efikasiteti i saj kundër variantit të ri të virusit në Afrikën e Jugut është i afërt me të gjitha llojet e vaksinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat