Vriten të paktën 25 persona dhe arratisen 400 të burgosur në Haiti

Bota

Vriten të paktën 25 persona dhe arratisen 400 të burgosur në Haiti

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Një “pushtim” masiv i burgut në Haiti ka rezultuar në arratisjen e të paktën 400 të burgosurve dhe vdekjen e së paku 25 personave, përfshirë drejtorin e burgut dhe një udhëheqës famëkeq të bandës haitiane, të quajtur Arnel Joseph.

Sulmdi ndodhi ndaj burgut civil “Croix-des-Bouquets” në kryeqytetin e Port-au-Prince, raportojnë mediat amerikane. Që nga e premtja vonë, autoritetet kishin kapur rreth 60 të burgosur dhe ishin ende në kërkim aktiv për më shumë se 200 të tjerë, sipas sekretarit të shtetit të Haitit për komunikim, Frantz Exantus.

Dhuna e bandave në Haiti është rritur vitet e fundit dhe Joseph, udhëheqësi i bandës, kishte qenë ndër të arratisurit më të kërkuar të vendit para arrestimit në vitin 2019. Ai ishte duke pritur gjyqin për akuzat e vrasjes, përdhunimit dhe rrëmbimit, raportojnë mediat amerikane.

Joseph u vra në një shkëmbim zjarri me policinë pasi u arratis, tha Exantus në një konferencë shtypi. Joseph ishte duke hipur në një motoçikletë kur policia u përpoq ta arrestone, sipas Exantus. Ai u vra nga policia pasi hapi zjarr.

Disa nga 25 personat e vrarë ishin kalimtarë, thanë autoritetet, të sulmuar nga të burgosurit që shpëtuan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat