Në këtë shtet është ilegale që të harrosh ditëlindjen e gruas

Bota

Në këtë shtet është ilegale që të harrosh ditëlindjen e gruas

Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Kujt do ia merrte mendja?

Rreth botës ka shumë ligje të çuditshme, që nuk mund të ua ketë marrë mendja që ekzistojnë.

Ka ligje nga më të pazakontat si p.sh. divorci është i ndaluar në Filipine, në Itali është e ndaluar të ushqesh pëllumbat, në Francë është e ndaluar të puthësh dikë në stacion treni, në Dubai do të burgosesh nëse je viktimë e përdhunimit, në Greqi arrestohesh nëse je i infektuar me HIV, në Kinë është e ndaluar të shpëtosh dikë që po mbytet, në Gjermani jastëku konsiderohet armë pasive, etj.

Pra janë shumë të çuditshme dhe të pabesueshme. Disa nuk janë aq për të qeshur por shqetësuese, por ky ligj i shtetit Samoa, të ndalon të harrosh ditëlindjen e gruas!

Nëse je i martuar, bëje të pamundurën për ta gdhendur në kokë ditëlindjen e gruas tënde, sepse po e harrove do të mërzisësh gruan, dhe do të thyesh ligjin.

Fatmirësisht, nuk ka dënim me burgim, por detyrohesh të paguash një gjobë të majme, e cila e gjitha do të shkojë në duart e gruas tënde.

Epo nuk duket si ligj aq i keq hë? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat