Australi/ Paralajmërohen përmbytje ‘të rrezikshme për jetën’

Bota

Australi/ Paralajmërohen përmbytje ‘të rrezikshme për jetën’

Më: 20 mars 2021 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Autoritetet e emergjencës në Australi po paralajmërojnë përmbytje të rrezikshme për qytetarët, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë pjesë të bregdetit lindor të vendit.

Dhjetëra njerëz janë shpëtuar nga uji dhe banorët në shumë komunitete të Uellsit të Ri Jugor janë urdhëruar të lënë shtëpitë e tyre.

Policia thotë se qindra njerëz janë dyndur në qendrat e evakuimit në zonat në veri të qytetit të Sidneit. Rrugët kryesore janë mbyllur. Një shtëpi, është “rrëmbyer” nga uji.

Diga Warragamba në Sidnei, burimi kryesor i ujit të qytetit, ka dalë nga shtrati për herë të parë që nga viti 2016. Shiu parashikohet të arrijë në 100 mm në Sidnei, dhe deri në 300 mm në perëndim të qytetit.

“Jemi në territor të paeksploruar“, tha eksperti, Ian Wright në Universitetin Perëndimor të Sidneit, duke shtuar se më shumë njerëz jetojnë tashmë pranë digës Ëarragamba, sesa gjatë përmbytjes së mëparshme.

Parashikohen më shumë stuhi në ditët e ardhshme dhe pjesë të Australisë lindore mund të arijne deri në një metër brenda javës, raporton Phil Mercer i BBC në Sidnei.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat