Guterres: Përgjigja globale ndaj COVID-19, një test i dështuar

Bota

Guterres: Përgjigja globale ndaj COVID-19, një test i dështuar

Më: 18 prill 2021 Në ora: 14:24
António Guterres 

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres ka thënë se përgjigja globale ndaj pandemisë me COVID-19 është një test që ka dështuar.

Guterrez ka deklaruar në llogarinë e tij në Twitter se kriza me pandeminë është larg së përfunduari.

“Përgjigja globale ndaj COVID-19 është një test që ka dështuar. Kriza nuk është gati të përfundojë. Duhet të jemi më të vëmendshëm tani për t’i parandaluar valët e infektimeve, të shmangim recensionin global dhe t’i kthehemi punës për të përmbushur qëllimet tona”, ka shkruar Guterres.

Kujtojmë se një ditë më parë është raportuar se numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 në botë ka kaluar shifrën prej 3 milionë persona.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India dhe Brazili vazhdojnë të jenë vendet më të prekura dhe me numrin më të madh të të vdekurve në botë.

Ndërkohë, vaksinimi, në shumë vende të botës po zhvillohet ngadalshëm derisa janë hedhur kritika për shpërndarjen jo të barabartë të vaksinave në raport me vendet e varfra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat