Tërmet 5,9 ballë goditi Iranin jugperëndimor

Bota

Tërmet 5,9 ballë goditi Iranin jugperëndimor

Më: 18 prill 2021 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Sipas vlerësimeve paraprake, u njoftua se një person është plagosur dhe disa shtëpi janë dëmtuar si pasojë e tërmetit

Një tërmet me intensitet 5,9 ballë ndodhi në provincën Bushehr në Iranin jugperëndimor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit, tërmeti, epiqendra e të cilit është në rrethin Guneve, u regjistrua në orën 11:11 me kohën lokale.

Sipas vlerësimeve paraprake, u njoftua se një person është plagosur dhe disa shtëpi janë dëmtuar si pasojë e tërmetit.

Pas tërmetit, i cili u raportua të ketë ndodhur në thellësi prej 10 kilometrash, janë regjistruar shtatë lëkundje të tjera në të njëjtin vend, më e madha prej të cilave ishte me fuqi 4,5 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat