Kryeparlamentari i ishujve Maldive në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u sulmua me bombë

Bota

Kryeparlamentari i ishujve Maldive në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u sulmua me bombë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 21:15
Kryeparlamentari i ishujve Maldive

Kryetari i Parlamentit, njëherësh ish-presidenti i ishujve Maldive, Mohamed Nasheed, është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, nga plagët që ka marrë si pasojë e një sulmi me bombë afër shtëpisë së tij.

Raportohet se Nasheed, 53-vjeçar, është duke u trajtuar në kujdes intensiv pas shpërthimit që ndodhi të enjten në kryeqytetin e Maldives, Male, derisa ai ishte gati të hynte në veturën e tij.

Dy nga truprojat e tij dhe dy kalimtarë të rastit, përfshirë një britanik, kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi po ashtu.

Oficerët policorë kanë deklaruar se janë duke u përpjekur të identifikojnë katër të dyshuar në lidhje me shpëthimin ndërkohë që ende nuk ka ndonjë të arrestuar.

Shpërthimi është shkaktuar nga një pajisje e ngjitur në një motoçikletë të parkuar afër veturës së Nasheed, raportojnë mediat lokale.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e shpërthimit i cili ka shfaqur shqetësimet për sigurinë në pjesën e Oqeanit Indian i cili është i njohur si një prej pjesëve më atraktive turistike në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat