Ky shtet arrin marrëveshje për blerjen e 25 milionë dozave të vaksinës Moderna

Bota

Ky shtet arrin marrëveshje për blerjen e 25 milionë dozave të vaksinës Moderna

Më: 13 maj 2021 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Australia ka arritur marrëveshje për blerjen e 25 milionë dozave të vaksinës anti-COVID, Moderna.

Qeveria australiane beson që kjo marrëveshje do të bëjë të mundur që të gjithë të rriturit në Australi të arrijnë të vaksinohen këtë vit.

Sipas marrëveshjes, 10 milionë doza do të shpërndahen gjatë vitit 2021 ndërkaq 15 milionë doza të tjera të Modernës do të shpërndahen në vitin 2022.

Vaksina Moderna pritet që të aprovohet edhe në shtetin australian pasi deri më tani, vetëm Pfizeri dhe AstraZeneca ishin të aprovuara. Ndërkohë, të tri këto vaksina kërkojë dy doza për mbrojtje të plotë.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë se pret që 10 milionë dozat e para të Modernës, të arrijnë në tre mujorin e fundit të vitit 2021.

Prodhuesi i vaksinës Moderna është në diskutime me qeverinë australiane që të lejojë që vaksina të prodhohet edhe në Australi. Aktualisht, në këtë shtet prodhohet vaksina AstraZeneca mirëpo Moderna është duke ofruar vaksinim me të shpejtë, me vetëm tri javë ndërmjet dy dozave të saj. Edhe Pfizeri rekomandon vetëm tri javë ndërmjet dy dozave, mirëpo dallimi është se, Moderna nuk kërkon temperatura shumë të ulëta për tu ruajtur, ashtu siç kërkon Pfizeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat